
Florian Wirtz, prioritet i Bayern Munich
Ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz prej kohësh është në ‘orbitën’ e Bayern Munich.
Bavarezët pasi rinovuan kontratën me Joshua Kimmish, tashmë janë hedhur në sulm edhe për sulmuesin e Leverkusenit.
Sipas medieve gjermane, drejtori sportiv Max Eberl është duke punuar intensivisht për të transferuar Wirtz gjatë verës që po vjen.
Një nga legjendat e klubit Karl-Heinz Rummenigge, foli qartë se çfarë duhet të bëjë skuadra në tregun e ardhshëm.
“Wirtz duhet të jetë objektivi ynë. Për mua ai është lojtari më i mirë në Gjermani”, tha ai.
Kartoni i lojtarit thuhet se kap shifrën 150 milionë euro.