Florentino Perez ka një lajm të keq për Ancelottin dhe tifozët e Real Madridit
Real Madridi nuk pritet të bëjë transferime në afatin kalimtar të janarit.
Ka pasur shumë pikëpyetje të ngritura në klub pas humbjes së mbrëmshme, por pavarësisht kësaj – klubi nuk ka dëshirë të bëjë ndonjë përforcim në janar.
Sipas Marca, këmbanat e alarmit janë vënë në Real Madrid pas disfatës kundër Atletico Madridit dhe mënyrës sesi veproi trajneri dhe si u përgjigj skuadra në fushë.
Në klub, ata janë vërtet të shqetësuar se sa larg mund të shkojë kjo skuadër dhe janë të vetëdijshëm për mangësitë që ka në ekipin aktual. Në tregun e transferimeve, ata mendojnë se kanë bërë një punë të mirë dhe kanë ndërtuar një skuadër konkurruese, por pas lëndimeve të Thibaut Courtois, Eder Militao, Dani Carvajal dhe Vinicius – gjithçka ka ndryshuar.
Klubi aktualisht po vepron mes zemërimit dhe mendimit për të gjetur zgjidhje për të përmirësuar skuadrën, por fillimisht ata janë duke pritur reagimin e Carlo Ancelottit dhe skuadrës ndaj humbjes – pasi besojnë se kjo skuadër mund të ofrojë më shumë.
Pavarësisht gjithë kësaj, Marca siguron që Real Madridi as që po mendon të hyjë në treg në janar, pavarësisht se ka vetëm një sulmues qendror.
Gjatë ndërtimit të kësaj skuadre, klubi është i shqetësuar për vendimet që Carlo Ancelotti mori kundër Atletico.
Siç u përmend më lart, për momentin drejtuesit janë në pritje të reagimit nga trajneri dhe lojtarët – para se të vendosin diçka tjetër.
Nuk mund të thuhet se nuk ka faj edhe bordi, pasi nuk pranuan të zëvendësojnë Karim Benzeman dhe Marco Asensio gjatë gjithë verës, kur ishte e qartë se skuadra kishte nevojë për një sulmues. Mbetet për të parë se si do të veprojë Real Madrid tani e tutje, me testin e parë që vjen të mërkurën kundër Las Palmas.