Florentina Kallaba ndanë drejtësinë në Main Round
Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në Main Round të vlefshëm për Kampionatin Botëror të vajzave në Futsall.
Dy ndeshjet që gjyqtarja e futsallit do të ndajë drejtësinë, janë të vlefshme për Kampionatin Botëror të vitit 2025, i cili do të zhvillohet në Filipine.
Ndeshja Ukrainë – Francë do të zhvillohet të mërkurën më 16 tetor me fillim në orën 16:00, dhe ndeshja e dytë, Çeki – Francë, do të zhvillohet të enjten më 17 tetor në orën 19:00 në Teplicë të Çekisë.