Florent Hasani kalon te Alanyaspor?
Sulmuesi Florent Hasani pritet të luajë në Superligën e Turqisë, në fanellën e Alanyaspor.
Hasani befasoi të gjithë duke njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Rapid Bukureshtin, ndërsa mesa duket nuk ka vonuar për të gjetur skuadër të re.
Mediat turke raportojnë se Alanyaspor i ka siguruar shërbimet e kosovarit, kurse gjithçka do të bëhet zyrtare në ditët e ardhshme.
“Alanyaspor, një nga skuadrat e Superligës po vazhdon të përforcohet në mesin e sezonit”.
“Skuadra portokalli kanë arritur marrëveshje me 27-vjeçarin kosovar Florent Hasani. Transferimi pritet të bëhet zyrtar në ditët e ardhshme”, njofton ndër të tjera mediumi “Sozcu.com.tr”.
Hasani pritet të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë, pra do të jetë në fanellën e skuadrës turke së paku deri në qershorin e vitit 2026, shkruan nacionale.
Sulmuesi këtë sezon ka zhvilluar 14 paraqitje për Rapidin në Superligën Rumune, ku kontribuoi me një gol e një asistim.