Flick para sfidës me ish-skuadrën e tij: Duam fitore ndaj Bayernit

Flick para sfidës me ish-skuadrën e tij: Duam fitore ndaj Bayernit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, në një konferencën për media, një ditë para duelit me Bayernin, ka thënë se sfida me ‘Bavarezët’ do të jetë një ndeshje e veçantë.

Barcelona dhe Bayern Munich do të përballen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.

Strategu gjerman do të ndeshet me ish-klubin e tij. Flick e prano se aventura tek ‘Bavarezët’ ishte e bukur, por tani ai me Barcelonën kërkon fitore ndaj gjigantit gjerman.

“Bayerni ka qenë i veçantë në jetën time, është një klub i madh dhe kam shumë marrëdhënie me lojtarë dhe trajnerë. Ishte një moment i bukur, ky është kujtimi im. Por tani ka një kapitull të ri, jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Flick.

“Ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por ne mund të përcaktojmë se çfarë do të ndodhë nesër. Ne duam të përgatitemi mirë dhe të japim maksimumin. Ne duam të fitojmë ndaj Bayernit”, ka pohuar Flick.

Ndeshja Barcelona-Bayern Munich do të transmetohet në RTK.

Share This