
Flick: Nuk shikojmë klasifikimin, rruga është ende e gjatë
Barcelona do të sfidojë mbrëmjen e së hënës Rayo Vallecanon për të tentuar të kapërcejë Atleticon në renditje dhe të arrijë liderët e La Ligës, Real Madrid.
Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i katalanasve, Hansi Flick, theksoi: “Ajo që duhet të them është se nuk e shikojmë renditjen. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Duam të demonstrojmë se çfarë po bëjmë. Jam i lumtur, ata po argëtohen… Rayo po bën një punë të jashtëzakonshme”.
Një bilanc i deritanishëm në pankinën e Barcelonës: “Besoj se do të më gjykojnë për mënyrën se si luajmë dhe për fitimin e titujve. Gjithçka varet nga mentaliteti dhe deri më tani është shumë mirë. Cilësia e shfaqur tregon se ne po rritemi si ekip, kjo është e rëndësishme për mua dhe për ekipin. Lojtarët kanë besim dhe objektivi ynë është të fitojmë tituj. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”.