Flick nga starti rekord në gjysmën më të dobët të sezonit

Flick nga starti rekord në gjysmën më të dobët të sezonit

Barcelona në fund të këtij viti ka hyrë në një cikël të rrezikshëm, pasi ka marr vetëm 5 pikë prej 21 të mundshmeve në La Liga.

Hansi Flick me startin e sezonit që bëri iu afrua shumë atij të rekordeve të vendosur nga Tata Martino në sezonin 2013-14.

Por rezultatet e fundit kanë bërë që Flick të mos ketë shkëlqimin e fillimit të sezonit. Në 19 takime të zhvilluara në La Liga, Flick ka humbur pesë. Përqindja është shqetësuese (25%) pasi kaq humbje kanë pësuar gjatë të gjithë kohës që kanë qetë trajnerë të Barcelonës Xavi, Koeman dhe Kike Setien.

Për shembull trajneri nga Katalonia sezonin e kaluar në 38 ndeshje ka humbur vetëm pesë ndeshje, pra numrin e njëjtë të ndeshjeve të humbura nga Flick vetëm në pjesën e parë të këtij sezoni.

Xavi, mes nëntorit të 2021 dhe qershorit të 2024, kishte një përqindje të vogël humbjesh, 15%. Diçka më keq bëri Kike Setien me 16% në sezonin 2019-20 ndërsa Koeman 2020-22 ka një përqindje humbjesh 21%.

Share This