Flick: Ishte reagimi i duhur pas dy humbjeve
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ishte i qartë para ndeshjes kundër Young Boys, duke kërkuar seriozitet dhe vetëm fitore. Përgjigja e skuadrës ka qenë e menjëhershme.
Barcelona ka fituar me goleadë dhe me shumë lehtësi përballë kampionëve të Zvicrës. Duke folur pas takimit, tekniku gjerman ka vlerësuar paraqitjen e ekipit.
“Mendoj se kemi bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe kjo për meritë të skuadrës. Na duhej patjetër kjo fitore pas humbjes në ndeshjen e parë në Monaco dhe pas humbjes në La Liga. Reagimi ka qenë i duhuri. Kemi bërë gjithçka mirë dhe e kemi konkretizuar dhe me gola”, ka thënë Flick.
Trajneri i Barcelonës, natyrisht nuk e ka fshehur kënaqësinë edhe për kthimi në fushë të dy lojtarëve të rëndësishëm si Ansu Fati dhe Frenki de Jong pas një kohe relativisht të gjatë jashtë.
“Ky është një lajm shumë i mirë për ne, pasi na kthehem dy lojtarë të rëndësishëm. Jam mjaft i kënaqur me ta, por gjithsesi do të duhet të tregohemi të kujdesshëm. Në tërësi ka qenë një mbrëmje pozitive për ne në shumë drejtime”, ka shtuar Flick.