Flick: Fati do të luajë në pozicionin e tij të preferuar
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, thotë se ka në plan ta kthejë Ansu Fatin në formën e tij më të mirë duke e luajtur në pozicionin e tij të preferuar.
Fati tashmë është në gjendje të mirë fizike dhe ai është paraqitur në humbjen ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve në mes javën që lamë pas.
“Kam folur me të dhe ai preferon të luajë si anësor i majtë”, ka thënë Flick para duelit të nesërme kundër Villarealit.
“Jam dakord, por ai mund të luajë edhe si qendërsulmues, është shumë i mirë me topin. Kam parë një Fati shumë më ndryshë nga ai që ishte te Brighton”.
“Ju mund të shihni cilësitë tek ai. Unë mendoj se ai ka nevojë edhe për pak kohë, ne duhet të kujdesemi më të”, ka pohuar strategu gjerman.