Flet babai i Klea Prengës: I janë dëmtuar nervat e buzës
Babai i Klea Prengës, e cila u dhunua pak kohë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, në një komunikim për emisionin “People” në Euronews Albania tha se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila siç nënvizoi nuk është gati ta bëjë këtë.
“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë”.
Avokati i pranishëm në studio konfirmoi se akuza që rëndon mbi motrat është “plagosje e rëndë me dashje”. Sipas tij, nga shishja që është përdorur në sulmin ndaj Kleas mund t’i kishte shkaktuar vdekjen.
“Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën”.