Fitorja ndaj Sllovakisë, Qeveria ndanë 500 mijë euro për Kombëtaren

Fitorja ndaj Sllovakisë, Qeveria ndanë 500 mijë euro për Kombëtaren

Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen e radhës ka miratuar vendimin për shpërblimin prej 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha se në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Qeveria ndau 250 mijë euro për ekipin kombëtar, ndërsa sot ndan edhe 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinalen e pley-off-it.

“Në fund të nëntorit i ndamë 250 mijë euro, e po atë ditë vendosem edhe 500 mijë euro në rast fitores ndaj Sllovakisë, dhe kjo nuk ndalet”, ka thënë Kurti.

“Pata rastin që mbrëmë t’i takojë djemtë e kombëtares, ku kualifikimi në Kupën e Botës do të kuptimsonte shënimin e 10-të vjetorit në UEFA dhe FIFA. Një fitore nesër do të përbente një arsye që ne të mblidhemi sërish këtu. Në rast kualifikim në Kupën e Botës do të ndajmë edhe 1 milionë euro për Kombëtaren. Zotohemi nëse do të kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojnë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në SHBA”, ka theksuar Kurti.

Kujtojmë se nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’, Kosova sfidon Turqinë në finalen e madhe të pley-off-it për Botërorin 2026 që këtë verë mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Share This