Fitorja ndaj Monzës, Mikhitarian: Lukaku është e shkuara, duam titullin

Fitorja ndaj Monzës, Mikhitarian: Lukaku është e shkuara, duam titullin

Cilësi dhe sasi i dhuron Henrik Mikhitarian, Interit. Armeni, vendi i të cilit në mesfushë kërcënohet nga mbërritja e Fratezit, ka provuar ndaj Monzës se pse ka qenë një nga të pazëvendësueshmit e Inzagit gjatë sezonit të shkuar në të 50-ën ndeshje të tij me fanellën zikaltër.

“Nuk e dija që ishte ndeshja e 50-të, por i falënderoj të gjithë që e bënë të bukur këtë ndeshje. Ishte e vështirë, por mësuam nga gabimet e një viti më parë. E nisëm mirë duke pasur parasysh që kemi ndryshuar nga viti i kaluar. Kemi pasur disa ardhje të reja, por ata që kanë hyrë kanë treguar se e meritojnë të luajnë për Interin dhe do të mund të na japin një dorë të madhe. Ne jemi një skuadër e fortë, duhet të meritojmë në fushë fitoret që të mund të synojmë tituj. Unë kam qenë gjithmonë mesfushor, por jam në gjendje të luaj edhe si mesfushor sulmues apo si sulmues i dytë, kur ma kërkon trajneri si gjatë kësaj ndeshjeje. Ne që kemi mbetur nga skuadra e finales së Champions-it kemi një dëshirë të madhe për të fituar, jemi bërë më këmbëngulës, duam yllin e dytë. Jemi të fortë dhe do ta dëshmojmë në fushë. Jemi një mesfushë e fortë dhe do të kemi të gjitha mundësitë tona, trajneri me siguri do t’u japë hapësirë të gjithëve’, ka thënë 34-vjeçari që në fund iu përgjigj edhe pyetjes mbi Lukakun.

“I habitur nga vendimi i Lukakut? Jemi të gjithë të befasuar, por ai është e shkuara. Falënderoj ata që kanë ardhur, do ta ndihmojnë shumë për të ardhmen”, përfundoi Mikhitarian./ Panoramasport

Share This