
Fitorja më e ëmbël në karrierë si trajner, Sahiti: Festova sikur ta fitonim Kupën e Botës
Muharrem Sahiti është i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Drejtori i Kombëtares së Kosovës ka rrëfyer për periudhën e tij si trajner, atëherë kur kishte zëvendësuar Albert Bunjakun te Dardanët.
“Kur e shoh nganjëherë atë pamje, e shoh se gëzimi më erdhi nga zemra dhe duket se jam bërë Kampion Bote”, ka rrëfyer fillimisht Sahiti në “Arena e Yjeve”.
“Ka qenë fitorja e parë pas 10 xhirove. Pas largimit (të Bunjakut) mu dha mundësia. Fadili (Vokrri) insistoi gjithsesi që unë të drejtor kombëtaren derisa të marrim një trajner”.