Fitorja e shtatë radhazi për Bostonin, Oklahoma merr kreun e renditjes në Perëndim
Fitorja e shtatë radhazi për Bostonin, skuadra më e mirë në NBA këtë sezon, që e mposhti me rezultat 122-119 Milwaukeen.
Përballja mes dy ekipeve më të mira në Konferencën e Lindjes ishte mjaft e bukur, me rivalitet deri në fund. Mungesa e Antetokounmpo ndikoi te Bucks, ku u dalluan Lillard me 32 pikë e Portis me 24 pikë. Për Bostonin, më i miri në fushë ishte Tatum me 31 pikë, mbështetur edhe nga White me 23 pikë e Brown me 21 pikë.
Rikthehet te suksesi Golden State, që mundi me shifrat 137-116 Memphisin, ndeshje ku kolektiviteti i Warriors bëri diferencën në fushë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Pa probleme fitojnë edhe Clippersat, që mundën me rezultat 116-103 Portlanin (Goerge 27 pikë).
Në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit ndodhet Oklahoma, që mundi me shifrat 119-107 Utah Jazz, sfidë ku u dallua Holmgren me 35 pikë. Miami, falë 30 pikëve të Jimmy Butler, mundi me shifrat 107-104 Clevelandin jashtë fushe në sekondat e fundit.
Rezultatet
Cleveland – Miami 104-107
Detroit – Indiana 103-122
Boston – Milwaukee 122-119
Toronto – Sacramento 89-123
Oklahoma – Utah Jazz 119-107
Golden State – Memphis 137-116
Phoenix – Philadelphia 115-102
Portland – Clippers 103-116