
Fitore për Bayern Munich, Muller thotë `lamtumirë`
Bayern Munich ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit para tifozëve të vet për këtë sezon, duke mposhtur Borussia Monchengladbach me rezultat 2-0.
Golin e parë për bavarezët e ka realizuar Harry Kane në minutën e tridhjetë e një, ndërsa Michael Olise e ka vulosur fitoren me një gol të vonë në minutën e nëntëdhjetë.
Për Monchengladbach, kjo humbje shënon përfundimin e çdo shprese për një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që mbeten në mesin e tabelës me dyzet e pesë pikë.
Takimi në “Allianz Arena” ka marrë një dimension emocional, pasi për tifozët e Bayern ishte momenti për të përshëndetur legjendën Thomas Muller. Për Mullerin kjo ishte ndeshja e fundit e zhvilluar në “Allianz Arena” pasi muaj më parë e njoftoi largimin nga Bayerni në fund të edicionit. Tridhjetë e pesë vjeçari, i cili ka kaluar tërë karrierën e tij te Bayern, është një nga figurat më të dekoruara në historinë e klubit: ka fituar 13 tituj të kampionit në Bundesliga, dy Champions League, gjashtë Kupa të Gjermanisë dhe dy Kupa të Botës për klube.
Me një xhiro të mbetur deri në fund të sezonit, Bayerni kryeson tabelën me 79 pikë dhe është pranë sigurimit të një tjetër titulli kampioni.