Fitore mes vuajtjeve, Barcelona eliminon skuadrën e kategorisë së katërt nga Kupa e Mbretit

Fitore mes vuajtjeve, Barcelona eliminon skuadrën e kategorisë së katërt nga Kupa e Mbretit

Barcelona fiton mes vuajtjesh me rezultatin 2-3 ndaj skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit spanjoll, Barbastro dhe kalon në 1/8-at e Kupës së Mbretit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18’, me Lopez që kaloi ekipin e Barçës në avantazh dhe që vulosi fraksionin hapës.

Në minutën e 51’ Raphinha dyfishoi avantazhin e ekipit të tij, teksa në minutën e 60’ vendasit reaguan dhe rihapën sfidën me golin e De Mesa Garrido.

Barcelona vazhdoi të ishte kërkuese, ndërsa ia doli të fitojë penallti, që u ekzekutua nga Robert Lewandowski në minutën e 88’, duke realizuar golin e tretë për ekipin e tij.

Ndërkohë Prat gjeti golin e dytë për Barbastro në minutën e 90+3’, duke realizuar me penallti.

Barbastro eliminohet nga Kupa e Mbretit, teksa Barcelona ia del që të kalojë në raundin e 1/8-ave.

Share This