Fitore edhe jashtë fushe, Lautaro “buzëqesh” në gjykatë ndaj dy ish-agjentëve të tij
Pasi fitoi kampionatin e dytë të aventurës së tij me Interin, Lautaro Martinez buzëqesh edhe në gjykatë.
“Toro” triumfoi në gjykatë ndaj dy ish-agjentëve të tij, Yaque dhe Zarate.
Gjykata e Milanos shpalli të pavlefshme kontratën e hartuar disa kohë më parë nga argjentinasi me dy agjentët në fjalë.
Prandaj, ankimi i paraqitur nga këta të fundit u rrëzua, me Alejandro Camano i vetmi i autorizuar për të përfaqësuar 26-vjeçarin nga Bahia Blanca.
Sulmuesi tani do të jetë në gjendje të fokusohet plotësisht vetëm në zgjatjen e kontratës me klubin zikaltër (kontrata aktuale skadon më 2026).
I ndihmuar nga studioja ligjore LCA, Lautaro ka marrë më të mirën nga dy prokurorët, që nuk do të mund t’i kërkojnë më para.
Marrëdhënia mes palëve u ndërpre në muajt e parë të vitit 2021. Ndërkohë, Lautaro duket i vendosur të qëndrojë te zikaltrit, por kërkon 10 milionë euro pagë në sezon.
Një shifër e lartë për klubin nga “Viale della Liberazione”, tashmë i angazhuar për mbylljen e marrëveshjes me “Pimco” në lidhje me kapitullin e rifinancimit.
Lajme priten së shpejti, por nuk duhet të ketë probleme. Zhang do të vazhdojë tek Interi, edhe Lautaro me siguri.