Fitore e thellë në fund të Evropianit për ‘Dardanet’ e reja
Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me fitore të thellë Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Të dielën në Ankara, vajzat tona kanë dominuar plotësisht dhe kanë fituar ndaj Letonisë me rezultat 39:27. Shkëputja nisi në pjesën e parë, që përfundoi 19:14 për Kombëtaren tonë. Në pjesën e dytë vajzat tona dominuan plotësisht për të fituar në fund me 12 gola dallim.
Ndeshja ishte për vendin e shtatë në Evropian.
Kombëtarja jonë ka lidhur katër ndeshje shumë pozitive në Evropian, pas paraqitjes më të zbehtë në dy ndeshjet e para. Shënoi dy fitore e një barazim, ndërsa prej kësaj gjenerate priten gjëra të mëdha në të ardhmen. Sfidën e radhës këto vajza do ta kenë pas disa javësh në IHF Trophy që mbahet në vendin tonë.
Evropiani ka dëshmuar rritjen graduale të kësaj gjenerate dhe hendbollit tonë në përgjithësi.