Fiton Sparta, luajnë Rrahmani e Krasniqi, shënon Laçi
Sparta Pragë e ka deklasuar Salzburgun duke e mposhtur bindshëm prej 3-0, në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti çek u shfaq ekip shumë më i fortë se skuadra austriake, duke dominuar në terren dhe duke shënuar tre gola.
Kairinen (2’), Olatunji (42’), shënuan nga një gol për avantazhin e skuadrës çeke prej 2-0.
Për golin e tretë njëkohësisht të fitores për Sparta Pragë u përkujdes mesfushori shqiptar Qazim Laçi, i cili pasi mori një pasim nga Olatunji dribloi dy futbollistë si dhe portierin, e pastaj e dërgoi topin në portën e zbrazur (58’).
Në radhët e Spartës në pjesën lojën e dytë u inkuadruan edhe dyshja kosovare Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi që debutuan në Ligën e Kampionëve.
Sparta Praga tani ngjitët në pozitën e tretë në Ligën e Kampionëve me tre pikë, derisa Salzburg nuk ka pikë.
Ndërkaq, ndeshja dueli mes Bologna-s dhe Shakhtar u mbyll pa gola.