
Fitojnë Shkupi e Shkëndija e Tetovës, barazon Struga
Skuadrat shqiptare vazhdojnë të dominojnë kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Në javën e 19-të të Ligës së Parë të maqedonase, që korrespondon me rikthimin e kampionatin pas një pushimi më shumë se dymujor, morën fitore Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës, ndërsa Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro u ndal në barazim 0-0 në fushën e Strugës.
Shkupi pati të lehtë përballë Voska Sport, duke triumfuar me rezultat të thellë 3-0 me dy gola të Avornyos dhe një tjetër të Trapanovskit.
Ndërsa Shkëndijës së Tetovës fitoren 0-1 në fushën e Makedonija GP ia siguroi Totre me penallti në minutën e 29-të, raporton SS.
Rezultatet:
Bregalnica Stip – Tikves 2-1
Makedonija GP – Shkendija 0-1
Rabotnicki – Struga 0-0
Shkupi – Voska Sport 3-0
Sileks – Brera Strumica 0-1
E shtunë
Gostivari – Vardar 1-1