Fitojnë Ballkani e Llapi, jo edhe Drita
Ballkani dhe Llapi kanë triumfuar, ndërsa Drita ka barazuar në ndeshjet e Javës së tridhjetë e një të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani ka shkëlqyer në përballjen me Gjilanin, duke fituar me rezultatin 2-0. Gripshi (49′) dhe Dellova (80′) kanë shënuar golat që kanë siguruar fitoren për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.
Ndërkaq, Llapi ia ka arritur ta marrë një fitore të vlefshme ndaj Prishtinës. Hyseni (13′, 81′) ka qenë protagonisti i kësaj fitore, duke shënuar dy herë për ekipin e trajnerit Tahir Batatina.
Në ndeshjen tjetër, Drita e ka pasur një përballje të vështirë me Dukagjinin, e cila ka përfunduar në barazim 1-1. Pas epërsisë së hershme të Dritës me një autogol të Hugo në minutën e 31, Elezaj e ka barazuar rezultatin në kohën shtesë.
Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani udhëheq tabelën me 63 pikë, ndërsa Llapi ndodhet në vendin e dytë me 61 pikë. Në vendin e tretë me 59 pikë ndodhet Drita.