Fitoi “Topin e Artë”, por Messi nuk është blerja më e mirë në Amerikë
Lionel Messi arriti të fitonte “Topin e Artë”, por ka marrë dhe zhgënjimin e parë në Amerikë.
Ylli i Inter Miami nuk arriti të fitonte çmimin e “debutuesit”, trofeun në Major League Soccer që rezervohet për “blerjen më të mirë të vitit”.
Argjentinasi u mposht nga sulmuesi grek i Atlanta United, Giorgos Giakoumakis, i cili u shpall fitues pas 17 golave të shënuar në këtë sezon.
Sipas njoftimit zyrtar të MLS çmimi është një “vlerësim për meritat e futbollistit më impaktin më të madh në kampionat gjatë sezonit të rregullt 2023”.
Leo humbi prej votave të trajnerëve. Drejtuesit e stolave preferuan me mbi 46% Giakoumakis, kundrejt 34% të votave për argjentinasin.
Messi u transferua në ligën amerikane vetëm gjatë muajit korrik dhe luajti ndeshjen e parë zyrtare vetëm në fundin e muajit gusht.
Ai nuk arriti të ndryshonte ecurinë e ekipit nga Florida, që mbeti jashtë fazës “Play Off”.