Fisnik Asllani afër kalimit në Bundesligë, e kërkon klubi i njohur gjerman

Fisnik Asllani afër kalimit në Bundesligë, e kërkon klubi i njohur gjerman

Fisnik Asllani po përjeton ëndrrën në Bundesliga 2. Shqiptari është ndër lojtarët më të mirë të ligës dhe duket se ka ardhur momenti të largohet që aty.

Klubi i Bundesligas, Union Berlin dëshiron të firmos me sulmuesin dardan sipas reporterëve gjermanë. Lëvizjet janë duke u kryer dhe pritet që lëvizja të konketizohet në ditën finale të merkatos si një surprizë.

22 vjeçari ka shënuar shumë për Elversberg dhe kjo ka ndezur radarët e ekipeve më të mëdha në Gjermani. Askush nuk dëshiron që t’i ikë nga duart një talent si lojtari i Kosovës.

Hoffenheim ka në pronësi kartonin e Asllanit, por me rënien e mundshme të bluve në nivelin aktual të goleadorit e ardhmja aty duket e pamundur.

Talenti i golave ka realizuar 10 gola në 18 sfida, shifër goxha e mirë sa i takon vështirësisë në ligën e dytë të “Panzerave”.

Share This