Finish dramatik, kështu mbyllet derbi Prishtina-Drita
Nuk ka prodhuar fitues derbi ndërmjet Prishtinës e Dritës i zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Ishin futbollistët e Dritës ata që për një kohë të gjatë udhëhoqën me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Arb Manaj, megjithatë bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe në finish barazuan.
Ka qenë Kryeziu ai që ka realizuar në minutën e 88-të për rezultatin 1:1 duke i dhen kështu epilog përfundimtar kësaj ndeshjeje.