“Finalja” për Evropën, Partizani fton tifozët për sfidën ndaj Astanës: Bashkë për ëndrrën!
Partizani nuk luajti në fundjavën që lamë pas ndaj Teutës sipas kalendarit të raundit të parë në Superligë, sfidë kjo e shtyrë si pasojë e impenjimit të të kuqve në play-off të Conference League.
Demat do të luajnë në orën 20:00 të së enjtes në Elbasan Arena ndeshjen e kthimit ndaj Astanës, me sfidën e parë të përfunduar 1-0 në favor të kazakëve.
Duke besuar te përmbysja, Partizani, përmes një videoje në rrjetet sociale, ka ftuar tifozët për të qenë gjithë bashkë në realizimin e një ëndrre, për t’u kualifikuar për herë të parë në grupet e një kompeticioni evropian.