Finalja e madhe po afrohet, a jeni gati?

Finalja e madhe po afrohet, a jeni gati?

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të zhvillohet mes FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit.

Kjo përballje do të zhvillohet më 17 prill nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Një ndeshje që sjell përballë dy klubet rivale që u përballën për trofeun edhe vitin e shkuar.

Edhe këtë vit të dy skuadrat kanë lojtarë të jashtëzakonshëm të futsallit në gjirin e tyre dhe pritet të jetë një super ndeshje.

Tashmë e dini, për të mërkurën e ardhshme të gjitha rrugët dërgojnë në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.

Share This