
Finalja e Kupës së Mbretit – konfirmohet data dhe orari mes Barcelonës dhe Real Madridit
Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në një tjetër “El Clasico” historik, kësaj radhe në finalen e Kupës së Mbretit që do të zhvillohet më 26 prill, në ora 22:00, në stadiumin “La Cartuja” të Sevillës.
Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht orarin dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes finale, e cila pritet të jetë një tjetër spektakël futbolli mes dy gjigantëve të La Ligës.
Të dyja skuadrat do të synojnë me ngulm trofeun, duke pasur parasysh edhe rivalitetin e madh mes tyre. Kjo do të jetë përballja e dytë direkte në finale për këtë sezon, pas Superkupës së Spanjës, ku triumfoi Barcelona.
Përveç kësaj, Barcelona dhe Real Madridi janë duke luftuar edhe për titullin e kampionit në La Liga, ku aktualisht katalanasit qëndrojnë në krye të tabelës.