Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet më 21 maj në “Fadil Vokrri”

Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet më 21 maj në “Fadil Vokrri”

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 21 maj, me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në finale do të takohen Prishtina dhe Llapi, dy skuadra që treguan formë të shkëlqyer gjatë këtij edicioni të kësaj gare. Prishtina siguroi finalen pas eliminimit të Dritës në gjysmëfinale, ndërsa Llapi kaloi me sukses Drenicën.

Nga shorti i hedhur sot në selinë e FFK-së, është përcaktuar që Prishtina të jetë në cilësi të vendasit dhe Llapi të mysafirit. Në bazë të këtij përcaktimi, tifozët e Llapit “Legjendat” do të vendosen në tribunën veriore të stadiumit, ndërsa tifozët prishtinas “Plisat” në tribunën jugore.

Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje përmes platformës online, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.

Share This