
Finalja e Europa League, mundësi për të shpëtuar sezonin, thotë Dalot
Mbrojtësi i Manchester United, Diogo Dalot, ka thënë së po punon shumë për të qenë pjesë e finales së Europa League, që do të zhvillohet javën e ardhshme në Bilbao kundër Tottenhamit.
Portugezi po ‘lufton’ me kohën për t’u rikuperuar nga një lëndim, por ka shpresë se do të jetë gati për ndeshjen vendimtare.
“Mund ta imagjinoni sa shumë dua të rikthehem sa më shpejt. Po bëj maksimumin për t’u rikuperuar në kohë, por do të shohim”, ka thënë Dalot për ‘UEFA’.
Ai mendon se në këtë fazë të kësaj garë, forma e deritanishme e ekipeve nuk ka shumë rëndësi.
“Kur arrin në këtë fazë të një garë të tillë, nuk mendoj se ajo që kemi bërë deri tani do të ndikojë shumë në rezultatin final. Janë dy skuadra angleze, dy klube të mëdha dhe do të jetë një ndeshje fantastike. Qëllimi është të jemi në formën më të mirë, fizikisht dhe mendërisht, për të fituar”, ka theksuar ai.
Dalot shtoi se një triumf në këtë finale do të ishte një lehtësim për tifozët pas një sezoni zhgënjyes.
“Një fitore do ta bënte situatën më pak më të mirë sesa që është aktualisht. Të gjithë e dimë se këto nuk janë standardet e këtij klubi, as afër. Nuk kemi qenë në lartësinë që ky klub meriton”.
“E di sa shumë vlejnë netët evropiane për këtë klub. Kjo është gjithashtu një mundësi për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, aty ku ky klub duhet të jetë”, ka përfunduar Dalot.