“Final Four” Nations League 2025/ Nagelsman shpall listën, mungon Musiala, Bishof thirret për herë të parë

“Final Four” Nations League 2025/ Nagelsman shpall listën, mungon Musiala, Bishof thirret për herë të parë

Julian Nagelsman ka bërë publike para pak çastesh listën e lojtarëve që do të grumbullojë për “Final Four” Nations League 2025. Komisari teknik i Gjermanisë ka lënë jashtë Xhamal Musialën në dakordësi me klubin e Bajernit. Talenti po rikuperon nga një dëmtim muskulor dhe drejtuesit e Bajernit i kanë kërkuar Nagelsman të mos e grumbullojë në mënyrë që të stërvitet i qetë për të qenë gati për Botërorin e Klubeve.

Për shkak dëmtimi në grumbullimin që nis më 30 maj në Herzogenaurach, Nagelsman ka humbur edhe lojtarë si Nico Shloterbek, Tim Klaindinst, Antonio Rydiger dhe Kai Haverc.

Sa i përket surprizave kjo listë ka një të këndshme. Bëhet fjalë për talentin e mesfushës së Hofenhaimit, Tom Bishof. 19-vjeçari, i cili do të transferohet në Mynih pas pak ditësh, ka marrë ftesën e parë nga kombëtarja e të rriturve dhe pritet që të debutojë me katër herë kampionët e botës në takimin e katër qeshorit ku Gjermania pret në gjysmëfinalen e parë të turneut ekipin e Portugalisë.

Lista:

Portierë: Oliver Baumann (TSG Hoffenheim), Alexander Nübel (VfB Stuttgart), Marc-André ter Stegen (FC Barcelona)

Mbrojtës: Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Waldemar Anton (Borussia Dortmund), Yann Aurel Bisseck (Inter Milan), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Robin Koch (Eintracht Frankfurt), Maximilian Mittelstädt (VfB Stuttgart), David Raum (RB Leipzig), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)

Mesfushorë: Karim Adeyemi (Borussia Dortmund), Nadiem Amiri (1. FSV Mainz 05), Tom Bischof (TSG Hoffenheim), Serge Gnabry (Bayern Munich), Leon Goretzka (Bayern Munich), Robin Gosens (AC Fiorentina), Pascal Groß (Borussia Dortmund), Felix Nmecha (Borussia Dortmund), Aleksandar Pavlovic (Bayern Munich), Leroy Sané (Bayern Munich), Angelo Stiller (VfB Stuttgart), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen)

Sulmues: Niclas Füllkrug (West Ham United), Deniz Undav (VfB Stuttgart), Nick Woltemade (VfB Stuttgart) /rtsh/

Share This