Fillon Festivali `Sunny Hill`

Fillon Festivali `Sunny Hill`

Sonte ka filluar Festivali `Sunny Hill`, i cili për herë të parë po mbahet në Bërnicë të Prishtinës.

Shumë emra të artistëve do performojnë në netët e festivalit.

Në mesin e tyre janë si: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffe, DJ Snake, The Blaze, Tomy Gold, The Martinez Brotherz, Kamal dhe të tjerë.

banner

Në këtë festival si çdo vit tjetër marrin pjesë edhe artistët shqiptarë, e në këtë vit do të jenë: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Dhurata Dora, Yll Limani, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son etj.

“Sunny Hill Festival” ka nisur sonte me 25 korrik dhe mbaron më 28 korrik.

Festivali SUNNY HILL është festivali më i madh muzikor në Kosovë dhe njëri ndër më të mëdhenjt në Evropën Juglindore.

Share This