Fillojnë aktivitetet ‘Faleminderit Mërgatë’ në sheshin e Prishtinës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë hapjen e aktiviteteve tërë ditore që i dedikohen mërgatës, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
“Në sheshin ‘Skënderbeu’ janë hapur tashmë tendat me lojëra atraktive për fëmijë, tendat e informimit, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve që MPJD i ka dedikuar mërgatës, si platforma Shijo Kosovën, platforma Made In Kosova(MIK)”, njofton kjo ministri.
Gjithashtu tek këndet e Informimit qytetarët kanë hapësirë për tu njoftuar për shërbimet konsullore që ofrohen nga MPJD dhe misionet diplomatike nëpër botë, vizat, si dhe uljen e tarifave për shërbimet konsullore, vendim ky që ka hyrë në fuqi pak ditë më parë.
Përmbyllja e këtyre aktiviteteve bëhet në mbrëmje kur edhe fillon koncerti ‘Faleminderit Mërgatë’ që nis nga ora 18:00 deri në orën 23:00, teksa do të performojnë Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët.