Fillimi i ri për Kombëtaren tonë! Ky është mesazhi i presidentit Ademi
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Armeni.
Dardanët të premten pasdite luajnë miqësoren e parë në udhëtim tek Armenia. Kombëtarja jonë nis misionin e ri me trajnerin e ri Franco Foda.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se Dardanët po nisin një mision të ri, e që sipas të parit të futbollit tonë, Kosovën do ta çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Kreu i futbollit tonë, thotë se është krenar më ekipin e Kombëtares, sepse sipas tij, Kosova ka një ekip më futbollist të talentuar.
Ky është postimi i Ademit:
Me stafin e ri të trajnerëve të Kombëtares për një mision të ri.
Së bashku po e nisim një rrugëtim të ri, i cili besojmë se do të na çojë drejt suksesit e lavdisë në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Gjatë këtyre ditëve stafi i trajnerëve në krye me Franco Fodën kanë punuar me shumë zell dhe vendosmëri që ekipi ynë dardan ta përfaqësojë me dinjitet flamurin e Kosovës në çdo ndeshje e në çdo garë.
Jam krenar që kemi një ekip kaq të talentuar dhe të përkushtuar të futbollistëve dhe jam i bindur se kjo fazë e re do të na sjellë momente të mrekullueshme dhe suksese të mëdha në rrugëtimin tonë.