
Figo për Realin: Është e çuditshme të diskutosh Ancelottin, Vinicius…
Real Madridi fitoi, por pas suksesit 1-0 ndaj Athletic Club, firmosur nga goli i Federico Valverde, biseda është më shumë për çështje që shkojnë përtej fushës, nga e ardhmja e Carlo Ancelottit te qëndrimi i Vinicius ndaj tifozëve të tij që e kanë kundërshtuar atë javët e fundit.
Ish-asi i Los Blancos, Luis Figo foli për brazilianin, i cili pasi shënoi – para se goli të anulohej më vonë – nuk festoi në shenjë proteste: “Nuk e di se çfarë ndodhi dhe nuk më pëlqen të përzihem në gjëra që nuk i pashë” – fjalët e tij të raportuara nga Marca – por unë mendoj se nuk është kurrë një gjë e mirë të mos pajtohesh me fansat e tu, apo jo? Ajo që dëshironi është që ata t’ju mbështesin, ju duhet të luani mirë në mënyrë që njerëzit të jenë të lumtur me ju”.
Më pas për Ancelottin, ai ndryshon tonin: “A do të qëndrojë? Kjo është një pyetje për Florentino Perez, por nuk e di. Sinqerisht, unë jam dikush që kam shumë vite në futboll dhe e di që njerëzit kanë kujtesë të shkurtër dhe se vetëm rezultati i fundit ka rëndësi. Ndoshta sepse është Real Madridi, por mua më duket shumë e çuditshme që po vihet në diskutim një trajner i kalibri si Ançeloti”.
“Nuk e di, më duket shumë e çuditshme që menjëherë pas ndeshjes së Champions League, pyetja e vetme në konferencën për shtyp ishte për të ardhmen e trajnerit. Si dikush që ka fituar gjithçka ka fituar dhe që çdo vit dëshmon vlerën e tij si trajner, mendoj se në futboll nuk mund të fitosh gjithmonë, ndaj nuk e di, ky është mendimi im. Isha mjaft i befasuar”.