FFK vazhdon t’i avancojë zyrtarët e vetë në UEFA, me propozimin e saj, Zgjim Sojeva merr lajmin e madh
Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon t’i avancojë zyrtarët e vetë.
Sot shumë gjyqtarë që janë me stemë të FIFA-s, dhe me propozimit të FFK-së, ndajë drejtësi në shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare, një tjetër arritje e madhe është për delegatin Zgjim Sojeva.
Ai do të jetë delegat në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Interit.
Sigurisht që kjo është një arritje e madhe për Sojevën, por duhet pranuar që ajo është bërë fal mbështetjes dhe avancimit të FFK-së.
Siç mëson Ballkani.info është FFK-ja ajo që i trajnon këtë zyrtarë dhe i propozon në UEFA e FIFA para se ata të marrin pjesë në evente të caktuar. Madje këta zyrtar delegohen direkt me nënshkrim të presidentit Agim Ademi. Që i bie që FFK i propozon para se ata të delegohen nga UEFA.
FFK në UEFA ka shtatë veta që janë në komisione respektive të UEFA-së, pastaj ka delegatë të ndeshjeve siç është Zgjim Sojeva e Arta Osmani, po ashtu një numër të madh të referëve që janë rreth 16 gjyqtarë që referojnë ndeshje ndërkombëtare që i organizon UEFA.
Pra këta zyrtarë në momentin që nuk e kryejnë punën siç duhet, apo është FFK-ja që dëshiron t’i zëvendësoje, e ka atë mundësi, pra kurdo e tërheq emrin e tij dhe e ndërron me dike tjetër.
FFK, çdo vit propozon nga një ekip të referëve, e ku pastaj është në komptetencë të komisionit të UEFA-së për t’i deleguar ata në ndeshje zyrtare. Pra UEFA asnjë zyrtar nga Kosova nuk e delegon pa u propozuar nga FFK-ja fillimisht.
Gjithsesi, FFK ka një bashkëpunim shumë të mirë me UEFA-në dhe të deleguarit e saj, çdo herë avancohen dhe u besohet puna e tyre nga UEFA.