FFK shpallet “Punëdhënësi i vitit 2023” nga OEK

FFK shpallet “Punëdhënësi i vitit 2023” nga OEK

Federata e Futbollit e Kosovës është nderuar me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2023” në Gala mbrëmjen “The Best of Kosovo 2023”, e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Në këtë mbrëmje speciale, që u mbajt në Prishtinë, u ndan çmime për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2023.

FFK-ja u nderua me këtë çmim për kontributin e saj në rritjen ekonomike të vendit, si një nga punëdhënësit më të mëdhenj të këtij viti.

FFK falënderon Odën Ekonomike të Kosovës për vlerësimin e punës dhe është krenare me sponsorët e saj që mundësojnë që federata të rritet në vazhdimësi.

Përveç aktivitetit e misionit të saj (zhvillimit të futbollit), FFK-ja ka krijuar mundësi punësimi dhe ka bërë që shumë njerëz të kryejnë punë në dhe për FFK-në në të gjithë Kosovën.

Share This