FFK-ja merr letër falenderuese për organizimin e Komitetit të HatTrick në Kosovë

FFK-ja merr letër falenderuese për organizimin e Komitetit të HatTrick në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka  marrë letër falenderuese për organizimin e shkëlqyer të Komitetit të HatTrick në Kosovë, nga vetë kryetari i këtij komiteti, respektivisht zv/presidenti i UEFA-s, Karl Erik Nilsson.

***

I dashur z. Ademi, i dashur Agim,

Desha t’ju shkruaj për t’ju shprehur mirënjohjen tonë më të thellë për mikpritjen e ngrohtë që morën anëtarët tanë të HatTrick gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit të HatTrick, e cila u mbajt në Prishtinë të enjten, më 13 mars 2025. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për angazhimin tuaj personal në mikpritjen e anëtarëve të Komitetit.

Duam t’ju falenderojmë edhe një herë për pritjen e delegacionit tonë dhe administratën e federatës tuaj për ndihmën e suksesshme në organizimin e kësaj ngjarje.

Të gjithë anëtarët e Komitetit ishin të një mendimi se lokacioni i zgjedhur ishte i shkëlqyer, dhe sidomos vizita e udhëhequr, e cila ofroi mundësi të vlefshme për të parë ndikimin e investimeve të programit HatTrick në kampin në Hajvali dhe objektin e zyrave qëndrore të FFK-së.

I juaji me besnikëri,

Karl – Erik Nilsson

Kryetar i Komitetit UEFA HatTrick

Share This