FFK e përjashton presidentin e Ulpianës, dyshohet se ka kurdisur edhe ndeshje tjera
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka përjashtuar presidentin e Ulpianës Jeton Gashi, me dyshimet se ka kurdisur edhe ndeshje tjera.
Gashi ishte ankuar vazhdimisht te FFK-ja që kur Ulpiana u përjashtua nga Liga e Parë, pasi u konfirmua se kanë kurdisur përballjen me Vllazninë.
Megjithatë, FFK s’është ndalur më kaq dhe tani e ka përjashtuar Gashin nga futbolli, duke pretenduar se ky i fundit ka tentuar ta kurdisë edhe përballjen Ulpiana – Ferizaj.
“Jeton Gashi ka tentuar të kurdisë ndeshjen Ulpiana – Ferizaj për një shumë prej 15,000 euro, por ai dhe lojtarët e tjerë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në këto veprime. Ndeshja u humb në mënyrë tjetër në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Ferizajt”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndërkohë, Gashi ende s’ka reaguar lidhur me këtë vendim të FFK-së, por ka të drejtë ankese.