FFK e kthen delegimin e gjyqtarëve me short
Pak ditë para fillimit të edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar, presidenti i FFK-ë, Agim Ademi ka pritur të mërkurën në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në sezonin e ri të garave.
Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe.
“Delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro. Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoi ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera”, thuhet në njoftimin e FFK-së.