Festa kthehet në makth për yllin e Botërorit që i dha Spanjës trofeun, i fshehën vdekjen e të atit
Fitorja e Spanjës në Botërorin e Femrave është shoqëruar me një ngjarje që ka lënë të çuditur shumëkënd.
Federata Spanjolle dhe Real Madrid, bënë të ditur nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale se heroina e finales për iberiket, autorja e golit ndaj Anglisë, Olga Carmona, sapo kishte mësuar për vdekjen e të atit.
Carmona shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe u shpall lojtarja më e mirë finales, teksa shkroi historinë për Spanjën. Por pas festës në fushë dhe deklaratave për mediat, ajo mësoi se i ati ndarë nga jeta në Spanjë.
Një lajm i trishtë, por që u bë i tmerrshëm kur ajo mësoi se në fakt ngjarja kishte ndodhur në mesnatën mes të premtes dhe të shtunës, teksa familjarët dhe padyshim edhe Federata, ia kishin fshehur një gjë të tillë për të mos i prridhur finalen.
Këtë e konfirmoi edhe Federata Spanjolle e cila bëri të ditur se “futbollistja ka njohur lajmin e trishtuar pasi përfundoi finalja e Kupës së Botës”, duke bërë që në rrjet të shpërthejnë polemikat për këtë vendim të pazakontë ku i ishte dhënë prioritet sportit para situatës njerëzore.