Feronikeli ’74 i bie pishman, vazhdon garat
Feronikeli ’74 i bie pishman. Skuadra nga Drenasi do të vazhdojë garat në elitën e futbollit tonë.
Feronikeli ’74 të enjten vendosi të tërhiqet nga garat pasi pretendoi se është dëmtuar nga gjyqtarët në 11 javët e para të Superligës.
Mirëpo, kreu i Niklit ’74, Endrit Krasniqi të premten në një konferencën për media, ka konfirmuar se skuadra nga Drenasi do të vazhdojë garat.
Edhe kapiteni i Feronikelit ’74, Lapidar Lladrovci, ka thënë se Nikli do të vazhdojë garat.
“Për hir të futbollit e tifozëve, kemi vendosur të mbesim në ligë”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka kërkuar nga Federata e Futbollit të merr masa ndaj gjyqtarëve.
Feronikeli ’74 nesër do të përballet me Ballkanin në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll, ndeshje që fillon në orën 13:00.