Fernandez: Largimi i Mbappe? Do e shohim nëse PSG-ja fiton Champios League-n!

Fernandez: Largimi i Mbappe? Do e shohim nëse PSG-ja fiton Champios League-n!

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Fernandez dhe ish-lojtari me një të kaluar shumë të rëndësishme në krye të parisienëve foli në një intervistë për mediet spanjolle për të ardhmen e Kylian Mbappe.

Fenandez nuk e përjashtoi si mundësi qëndrimin e sulmuesit francez në Paris në rast se fitojnë Champions League-n.

“Sezoni nuk ka përfunduar dhe nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar. Është si me trajnerët, i vetmi që tha se ai do të qëndrojë është Xabi Alonso në Leverkusen dhe ai që tha se do të largohet është Klopp. Xavi nuk dihet, megjithëse do të doja që ai të vazhdonte. Për Mbappe-n duhet të presim. Tani për tani ajo që mund të them është se ai ka qenë te PSG-ja për shtatë vjet dhe luan mrekullisht. PSG do të fitojë kampionatin dhe do të jetë në finalen e Kupës. Nëse fiton edhe Champions League-n nuk përjashtoj asgjë, mund edhe të qëndrojë”, deklaroi ai.

Share This