Fernandes pas fitores ndaj Athletic: Europa League është objektivi ynë

Fernandes pas fitores ndaj Athletic: Europa League është objektivi ynë

Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, ka folur pas fitores ndaj Athletic Bilbao-s në Europa League, ku u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

‘Djajtë e Kuq’ të enjten mbrëma e mposhtën në udhëtim Bilbao-n, me rezultat 3-0, në gjysmëfinalen e parë të Europa League.

Portugezi, i cili shënoi dygolësh në fitoren e Man United duke folur për ‘Sky Sport’, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe fitoren ndaj skuadrës spanjolle.

“E dimë që nuk po ia dalim mirë në ligë. Duhet të përmirësohemi shumë. Në Premier League nuk do ta përfundojmë mirë këtë sezon, e dimë këtë”, tha Fernandes.

“Të luash kundër ekipeve spanjolle është ndryshe në krahasim me skuadrat angleze. Duam t’i shkojmë deri në fund garës së Europa League. Do të japim gjithçka që të shkojmë në finalen e kësaj garë”, ka theksuar ai.

Share This