
Fernandes drejt Arabisë Saudite? Gati oferta marramendëse
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, raportohet se është afër transferimit të bujshëm në Arabinë Saudite.
Sipas “Daily Mail”, agjenti i tij, Miguel Pinho, ka nisur negociatat intensive me drejtues të disa klubeve arabe mes tyre edhe Al-Hilal.
Takimet mes palëve thuhet se janë zhvilluar në ambientet e hotelit luksoz Four Seasons në Riad, ku negociatat kanë zgjatur deri vonë në orët e natës, duke sinjalizuar një vullnet serioz për të arritur marrëveshje.
Al-Hilal i ka ofruar mesfushorit portugez një kontratë trevjeçare me vlerë totale prej 200 milionë, që konsiderohet si një ‘mundësi që vjen vetëm një herë në jetë’.
Gjithashtu, klubi saudit është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për kartonin e Bruno Fernandes, një shumë që mund të tundojë edhe drejtuesit e Manchester United për të lënë të lirë kapitenin e tyre.