“Fermerët”, “KOST-i”, qysh i humbi qeveria miliona euro nga sanksionet, Bajrami del me shifra

“Fermerët”, “KOST-i”, qysh i humbi qeveria miliona euro nga sanksionet, Bajrami del me shifra

Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka treguar shifrat e sakta, për sektorë specifik, nga humbjet milionëshe, që janë shkaktuar pas sanksionimit nga BE-ja.

Më poshtë, shifrat dhe sektorët:

KOSOVA ËSHTË NËN SANKSIONE

Partia në pushtet, po bërtet, po ofendon dhe shan nëpër tubime zgjedhore, sepse pas 4 viteve qeverisje, me shumicë të votave në Kuvend, me të gjitha nivelet e pushtetit, me rreth 12 miliardë euro buxhet – taksa të qytetarëve, nuk e ka asnjë rezultat.

Gjatë katër viteve, në çdo fushë ka pasur vetëm regres dhe skandale. Gati që dy vite Kosova është nën sanksione (masa ndëshkuese të BE-së). Përpos dëmitimit të imazhit të vendit për shkak të këtyre masave janë edhe rreth 700 milionë euro projekte të cilat janë bllokuar tash e dy vite. Këtu po i listoj vetëm disa projekte dhe fondet e bllokuara në shumë prej 293 milionë euro.

Share This