Ferizaj mposht Malishevën, i afrohet Evropës, fiton edhe Llapi

Ferizaj mposht Malishevën, i afrohet Evropës, fiton edhe Llapi

Kanë përfunduar dy ndeshet e javës së 29-të në elitën e futbollit tonë.

Llapi e ka mposhtur Feronikelin ’74, me rezultat 1-0, të mërkurën në ‘Zahir Pajaziti’, duke arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ardi Tahiri (45’) nga penalltia shënoi golin e fitores për llapjanët dhe të vetmin në këtë duele të rëndësishëm për të dy skuadrat.

Pas kësaj fitore, Llapi 36 pikë në vendin e shtatë, kurse, Nikli mbetet e fundit me vetëm 14 pikë.

Me rezultat identik fitore ka shënuar edhe Ferizaj e cila para tifozëve të tyre mundi Malishevën.

Në një duel interesant, ishte Edon Sadriu (35’), që realizoi golin e fitores për Ferizajn, skuadër e cila tani futët në mesin e katër skuadrave që synojnë daljen në Evropë.

Ferizaj ngjitët në pozitën e katërt me 41 pikë, gjashtë me pak se Malisheva që është e treta.

Share This