
Ferizaj e nis me fitore, mund Feronikelin ‘74
Ferizaj stinorin pranveror e ka nisur me fitore.
Ferizajasit kanë triumfuar në duel me Feronikelin ‘74, me rezultat 2-1, të hënën në ndeshjen e fundit të javës së 19-të në elitën e futbollit tonë.
Edon Sadriu (21’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën nikoqire prej 1-0, derisa Betim Haxhimusa (40’) dyfishojë avantazhin e Ferizajt në 2-0.
Mysafirët ia dolën ta ngushtojnë epërsinë kur në minutën e 80-të gjetën golin përmes Arlind Malokut, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen.
Me këtë fitore Ferizaj ngjitët në pozitën e shtatë me 23 pikë, kurse, Nikli mbetet e fundit me 10 sosh.