Fenomeni bën formacionin ideal, Ronaldo jashtë
Luis Nazario de Lima i njohur me nofkën Ronaldo zbuloi ekipin e tij të ëndrrave të të gjitha kohërave dhe siç ndodh gjithmonë habiti jo pak duke lënë jashtë Cristiano Ronaldon.
Në portë, ish-sulmuesi i Interit, zgjodhi Xhanluixhi Bufonin ndërsa në mbrojtje përzgjodhi lojtarë si Kafu, Franc Bekenbauer, Paulo Maldini dhe Roberto Karlos.
Në dyshen përpara mbrojtjes Ronaldo bashkoi Ziko me të ndjerin Diego Maradona. Por surpriza e vërtetë vjen në katërshen sulmuese. Krahas vetes të vet janë shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, Pele dhe Ronaldinho.
Mediet kanë trumbetuar zgjedhjen e “Fenomenit” pasi preferoi që të linte jashtë ekipit të ëndrrave Kristiano Ronaldon, i cili ka mbi 800 gola në karrierën e tij.
Formacioni i Ronaldos, 4-2-4: Bufon; Kafu, Bekenbauer, Maldini, Roberto Karlos; Ziko, Maradona, Mesi, Ronaldinjo; Ronaldo, Pele.