Felix: Tifozët e Barcelonës më duan

Felix: Tifozët e Barcelonës më duan

Sulmuesi Joao Felix është i lumtur me mirëpritjen e ngrohët që i kanë bërë tifozët e Barcelonës.

Portugezi kaloi te Barcelona në formë huazimi pa opsion blerje nga rivali Atletico Madrid.

Ai në një intervistë për “Sport” ka dekluar se është mirëpritur për mrekulli dhe që tashmë po e ndjenë edhe dashurinë e tifozëve.

“Ndihem mirë dhe me besim. Fizikisht gjithashtu edhe pse s’kam pasur shumë minuta së fundmi. Dua të punoj që të ndihmoj skuadrën”.

“Ndihem rehat në krahun e majtë. Kam luajtur që disa kohë dhe mendoj se Xavi do të më vendos aty më së shumti”.

“Klubi më ka mirëpritur mirë. Skuadra është shumë e re, ndihem rehat. Është një grup që dëshiron të fitojë”.

“Gjithomë kam thënë se dua të luaj këtu prandaj edhe tifozët më duan kaq shumë”.

Share This