Felix shënon, por feston me një buzëqeshje ironike, portugezi zbulon arsyen!
Barcelona “ngeci” sërish në LaLiga teksa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Valencias.
Golin për katalanasit e shënoi Joao Felix në minutën e 55 me portugezin që shfrytëzoi një asist të Raphinhas.
Kur të gjithë prisnin që sulmuesi të shpërthente në festë, Felix hezitoi dhe qëndroi në brendësi të portës kundërshtare duke buzëqeshur me ironi.
Pas sfidës, ish-lojtari i Atletico Madrid zbuloi edhe arsyen e hezitimit në momentin e golit të shënuar. 24-vjeçari u shpreh se tashmë në epokën e VAR, lojtarët nuk mund të festojnë normalisht pasi gjithnjë ekziston dyshimi se goli do të anulohet.
“U solla në atë mënyrë sepse tashmë mund të shënosh një gol, të festosh dhe më pas ai të anulohet. Ashtu ndjen me të vërtetë një shije shumë të keqe. Ndodh që goli tani mund të anulohet për nëj pozicion jashtë loje apo ndonjë faull të pesë minutave më parë. Unë nuk e dija nëse Raphinha që më pasoi ishte në pozicion të rregullt apo jo, ndaj vendosa që do të ishte më mirë të mos festoja”, u shpreh Felix.